Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar një vizitë në Selanik ku është pritur nga kryetari i bashkisë, me të cilin thotë se bisedoi për shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Greqi duke kërkuar lehtësi dhe rritje të bashkëpunimit mes dy vendeve.
“Një pritje miqesore në Bashkinë e Selanikut një qytet me lidhje të gjithëanshme e historike me vendin tonë. Me z. Kostantinos Zervas Kryetar i Bashkisë se Selanikut biseduam për shumë tema me interes të perbashket.
Gjeta tek Zervas një bashkëbisedues të vemendshem e mendje hapur për të lehtesuar sa më shumë e shpejt integrimin e shqiptarve të shumtë që jetojnë e punojnë në shtetin mik grek. Integrimi, mundja e çdo paragjykimi e keqgjykimi, persosja e mardhënjeve janë i vetmi proces i natyrshem, i vetmi shteg bashkëpunimi që duhet marrë në konsideratë nga dy shoqeritë tona.
Të qenit gjitonë duhet konsideruar fat dhe asnjherë shkendijë konflikti. I kerkova Kryetarit Zervas të gjinden mekanizma që emigrantet shqiptare në këtë zonë të sherbehen pa pengesa në zyrat administrative, tu njihet çdo kontribut në jeten ekonomike , sociale e kulturore si realitet i natyrshem i ketij qyteti. Shumë prej qytetarve tanë në Selanik janë edhe nënshtetas grekë si të tillë edhe votues.
Vendosja e një linjeje ajrore Selanik- Tiranë do të mundesonte rritjen e shkembimeve turistike e ekonomike. Po ashtu sipas modelit italian i kerkova vendosjen e një interlekutori a mediatori kulturor shqipetar në Institucionet e qytetit dhe zones do të ishte një tjeter hap lehtesues per orjentimin legal të emigrantve” shkruan ai.