Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka ironizuar protestën e PD-së sot në orën 17:00 para parlamentit. Ai u shpreh se nuk i kupton arsyet pse duhet protestuar para kuvendit.
“Shqipëria ka ca tradita. Pas dështimit të protestës revolucion të ditës së shtunë, në Shqipëri në këto raste bëhen edhe të tretat.
Sot janë të tretat. Nuk di pse duhet protestuar para kuvendit meqë revolucioni ia doli të shtunën dhe rrëzoi regjimin, tani do të rrëzojmë edhe Raishtagun”.
Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla u ka thënë deputetëve që të jenë prezent në parlament që në orën 16:30 për të mos pasur përplasje me protestuesit, të cilët do të mblidhen në 17:00 para parlamentit.
Gjithashtu ai ka porositur deputetët që në rast bllokimi të foltores nga demokratët, socialistët do të largohen nga Parlamenti.