-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Artan Lame më dha porosi për 40 mijë Euro”! Burg tre gjobëvënësve në Tiranë

Kryesoret

Paraditen e sotme Gjykata e Posaçme la në arrest me burg, Ergys Ahmetjan ndërsa burg me afat 30 ditor për dy të arrestuarit e tjerë, Andi Bashën dhe Gëzim Kusin, që akuzohen se janë pjesë e grupit të gjobvënësve që shiteshin si zyrtarë në Tiranë.

Tre personat u arrestuan pas denoncimit të një personi që punon në një kazino në qendër të Tiranës dhe pretendon se njëri nga të pandehurit është prezantuar si Andi Basha, i cili i ka thënë se do shkonte ta takonte për porosinë. Tre të arrestuarit përdornin emrin e kreut të Kadastrës, Artan Lame për të mashtruar bizneset.

Ajo porosi ishte e Artan Lames dhe për asgjë më tepër. Aty ky shtetas ka filluar të dyshoj dhe i ka thanë të shkojnë në zyrë për të marrë lekët, si dhe duke marrë shkas nga ngjarjet që kanë ndodhur dhe ishin transmetuar në media një muaj më parë ka dyshuar se ka rënë pre e mashtrimit” thuhet në dosje.

Rreth 90 mijë euro janë sekuestruar nga komisariati numër 3 i policisë në banesat e 3 të rinjve të cilët u vunë në pranga me akuzën e mashtrimit. Më herët, policia e Tiranës ka finalizuar dy operacione të ngjashme.

Në janar të këtij viti policia sekuestroi 142 mijë euro të cilat dyshohet se ishin përfituar në këtë formë duke kontaktuar biznesmenë në rrjetin social sinjal dhe duke kërkuar para në emër të zyrtarëve të lartë.

Në prangat e policisë ranë 3 persona. Dy nga Vlora dhe një nga Tirana. Ndërsa më 7 janar u sekuestruan rreth 130 mijë eurosh si dhe u vunë në pranga 2 persona nga Shkodra.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit