-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dëshmia e re e vrasësit me pagesë: Si e kontrolloja shefin e policisë nga kamerat e “Krymit”

Kryesoret

Edhe pse ndodhej në arrati dhe kërkohej në mënyrë të vazhdueshme nga Policia e Shtetit si pjesëmarës në disa krime, rezulton se Nuredin Dumani, ka jetuar në Elbasan, mes punonjësve të policisë dhe askush nuk e ka ndalur.

Madje përkundrazi, policia e Elbasanit ka pasur informacion për lëvizjet e Dumanit në qytet, dhe nuk ndërhynte për ti vënë prangat këtij njeriu që qarkullonte si vrasës me pagesë. Baza e Dumanit në Elbasan, ishte pikërisht shtëpia e Erjon Alibeaj, që në Elbasanin njihet me nofkën “Krymi”.

Në dëshminë e tij, Dumani shprehet se: ”…në vitin 2020, ky punonjës Leonard Palushi, ka marrë nga Erioni një makinë tip “Mercedes Benz C Class”, me benzinë, ngjyrë mjalti. Përveç makinës, Erioni i ka dhënë edhe 1000 Euro për t’i vënë impiantin e gazit. Gjatë kësaj kohe unë qëndroja në Elbasan te shtëpia e Erionit…

Këtë punonjës policie, e kam parë disa herë nëpërmjet kamerave të Erionit, kur vinte që takohej me Erionin. Mbaj mend, që në një rast ky punonjës policie, ka ardhur me një person tjetër te shtëpia e Erionit për t’u takuar me të.

Ai ka ardhur me një makinë “Discovery të Bardhë”, të cilën e kam parë nga kamerat e Erionit. Personi tjetër ishte thinjosh, i gjatë, flokët i mbantë në një krah, dhe mund të ishte rreth 55-60 vjeç.

Nëse e shikoj këtë person mund ta njoh dhe e identifikoj….Kur unë lëvizja në Elbasan, isha i sigurtë se policia nuk më arrrestonte, pasi për makinën që unë lëvizja ishte i informuar ky punonjës policie…”-ka treguar Nuredin Dumani, shkruan gazetari Elton Qyno.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit