-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA: Nuk ka ndryshuar pozicioni për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Kryesoret

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, i ka thënë të enjten Radios Evropa e Lirë se Shtetet e Bashkuara nuk e kanë ndryshuar pozicionin sa i përket njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

Në përgjigje është thënë se “Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian mes Kosovës dhe Serbisë, përmes së cilit synohet të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse me qëllim përfundimtar njohjen reciproke”.

Çështja e njohjes është aktualizuar pas letrave të dërguara nga presidenti amerikan, Joe Biden dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken te presidenti serb, Aleksandar Vuçiç për ditën e shtetësisë së Serbisë, më 15 shkurt, në të cilat nuk është përmendur në mënyrë specifike njohja reciproke mes dy vendeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit