-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tërmeti në Turqi, vazhdojnë kërkimet për vëllain e 17-vjeçares që u shpëtua pas 248 orësh

Kryesoret

Ekipet e shpëtimit refuzuan të ndalonin kërkimet për vëllanë e 17-vjeçares që u gjet e gjallë në rrënojat e shtëpisë së saj në Kayaba, Kahramanmaras pas 248 orësh.

Vajza e plagosur është dërguar në spital për t’i dhënë ndihmën e parë, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë prindërit e tyre të vdekur. 

Në të njëjtën kohë, ata vazhdojnë përpjekjet e tyre për gjetjen e vëllait të saj 7-vjeçar, i cili është ende i zhdukur në rrënojat e pallatit ku banonte familja. 

Gjatë gjithë ditës, ekipet e shpëtimit nxorën trupat nga rrënojat dhe i vendosën në çanta të zeza për t’u çuar në morg dhe më pas për t’i varrosur. Një anëtar i AFAD-it deklaroi se po vijojnë hetimet për gjetjen e djalit. 

Vihet re se sapo ka përfunduar shpëtimi i vajzës, xhaxhai i saj me lot në sy ka puthur një nga një vullnetarët që e shpëtuan. “Ne jemi shume te gëzuar. Është e pakrahasueshme të shohësh gëzimin e familjes”, tha Ismail, një nga shpëtimtarët.

E ndërsa Aleyna Ölmez po shërohet në spital, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka kontaktuar me të afërmit e saj për t’u informuar për gjendjen shëndetësore dhe për t’i shprehur ngushëllimet për vdekjen e prindërve të saj.

Sipas asaj që shpëtuesit thanë për Daily Mail, vajza u gjet në një dhomë që mbeti e paprekur ndërsa të tjerët përreth saj u shembën. 17-vjeçarja ka pësuar frakturë të legenit, ndërsa këmbët e saj janë të mavijosura dhe të gërvishtura. Duhet theksuar se mbiemri i 17-vjeçares do të thotë  “ajo që nuk vdes”.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit