Policia e Tiranës ka njoftuar se mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00 në afërsi të fushës “Ali Demi” është plagosur një 19-vjeçar me inicialet O. Sh.
Dyshohet se 19-vjeçari është prerë me mjet prerës. Ndërkohë rrethanat janë ende të paqarta.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.