Bisedat mes Luizit dhe Kiarës këto ditë kanë pasur temë kryesore eliminimin. Çifti janë të dy të nominuar bashkë me Bledin ku sonte njëri prej tyre do të lërë shtëpinë.
Në një bisedë vetëm për vetëm me Kiarën Luizi iu drejtua asaj se nëse eliminohet të mos ndjekë Big Brother por lajmet.
“Do shikosh lajme për kërkimin e banorëve të tjerë, ku janë. Do ti hedh për muri 3 andej, 2 këtej. Vazhdon kërkimi për banorët,” u shpreh Luizi teksa po qeshte.
Ndërkohë Kiara ishte serioze dhe i tha të mos e vazhdonte më tej shakanë.