-sidi education-spot_img
18.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja në Athinë/ Identifikohen 4 autorë, dyshohet se janë arratisur në Shqipëri

Kryesoret

Policia greke ka identifikuar katër nga autorët shqiptarë që u përfshinë në sherrin e rëndë një natë më parë në Athinë ku mbeti i vdekur Pëllumb Islami.

Policia thotë se 7 shqiptarët e përfshirë në ngjarje, dyshohet se janë arratisur në Shqipëri, për t’i shpëtuar policisë helene.

Autoritetet greke janë në vënë në kërkim të personave që janë pjesë e dy bandave, të dyja shqiptare dhe rivale me njëra-tjetrën, ndërsa njihen si persona me rrezikshmëri tepër të lartë.

Ata dyshohet se janë të përfshirë në trafikun e drogës, të qenieve njerëzore, si dhe gjobëvënie.

Një natë më parë, 7 shqiptarët janë futur në një lokal në Athinë, dhe pas një sherri të ashpër, njëri prej tyre ka qëlluar 9 herë me armë, dhe një prej plumbave ka kapur aksidentalisht 40-vjeçarin, duke i marrë jetën në vend.

Viktima nuk kishte asnjë lidhje me personat në fjalë, ndërsa raportohet se ishte duke parë ndeshjen me shokët e tij.

Ai punonte si hidraulik në shtetin helen, ndërsa ka qenë vëllai i tij i cili e ka identifikuar atë në morg.

Video/ Vrasja e shqiptarit në Athinë, pamje nga momenti kur autorët largohen nga vendngjarja

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit