-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërcënime me jetë, deputeti shqiptar në Serbi publikon mesazhin: Ruaje gjithmonë shpinën

Kryesoret

Deputeti shqiptar në Kuvendin serb, Shaip Kamberi ka publikuar sot një postim ku është shprehur se ka marrë kërcënime me jetë në adresën e tij të Faccebook-ut.

Arsyeja e këtij kërcënimi lidhet me aktivitetin i tij politik si deputet shqiptar në Serbi.

“Sot, përmes rrjetit social Facebook, nga një person i panjohur kam pranuar kërcënime të drejtpërdrejtë për jetën time”, ka njoftuar Kamberi derisa ka publikuar edhe mesazhin kërcënues që ka marrë.

“Mjaft me rrëmbime, ndërsa sa të përket ty personalisht,  ruaje gjithmonë shpinën kur të shkosh diku. Nuk do të kuptosh asnjëherë kur do të vij për kokën tënde“ është teksti i mesazhit që Kamberi thotë se iu dërgua nga një person me emrin Danijell Millkoviç.

Kamberi në një status në rrjetin social në Facebook tha se Serbia për muaj me radhë po mundohet për të ndërtuar një realitet virtual të gjoja rrezikimit të jetës së serbëve në Kosovë, ndërkohë që siç tha ai është e rrezikuar liria dhe jeta e shqiptarëve në Serbi dhe për këtë flasin rastet e shumta të diskriminimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit