-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takimi i G20, Kina nuk pajtohet me dënimin e luftës në Ukrainë

Kryesoret

Ministrat e financave të G20 nuk kanë mundur të bien dakord për një komunikatë të përbashkët për të përfunduar samitin e Bangalores, për shkak të mosmarrëveshjeve me Kinën për luftën në Ukrainë.

“Diskutimet janë më të vështira se në seancat e mëparshme, sepse lufta vazhdon,” tha ministrja spanjolle e financave, Nadia Calvino.

Për rrjedhojë, “disa pozicione janë ndoshta më pak konstruktive për disa çështje”, tha ministrja.

Kina po kërkon të zbusë gjuhën për Ukrainën në tekstin e komunikatës së përbashkët, thanë zyrtarët.

Në këtë pikë, ka pak shanse për një marrëveshje për një komunikatë të përbashkët, sipas burimeve në samit, sepse “Kina nuk dëshiron të dënojë luftën në Ukrainë”.

Vitin e kaluar, gjatë tre takimeve të ministrave të financave të G20-ës, nuk u arrit të dilte një komunikatë e përbashkët.

Kina nuk e ka mbështetur dhe as kritikuar publikisht sulmin rus, por ka shprehur vazhdimisht mbështetjen e saj për Moskën përballë sanksioneve perëndimore.

Nga ana e saj, India e cila kryeson G20, mban marrëdhënie me Rusinë dhe nuk e ka dënuar pushtimin rus.

Franca dhe Gjermania kanë mbështetur dje përfshirjen e fjalës “luftë” në komunikatën përfundimtare.

“Në Ukrainë ka një luftë. Dhe kjo luftë ka një shkak, një kauzë të vetme dhe kjo është Rusia e Vladimir Putinit”, tha ministri gjerman i Financave, Christian Lindner.

Ministri francez i Financave Bruno Le Maire mbështeti deklaratat e homologut të tij gjerman.

“Ne jemi kundër çdo tërheqjeje në komunikatën e përbashkët, në lidhje me deklaratën e bërë në Bali për luftën në Ukrainë”, tha ai gjatë një konference për shtyp.

Në nëntor, krerët e shteteve të G20 u takuan në Bali, Indonezi. Në komunikatën përfundimtare thuhej se “shumica e anëtarëve e dënuan kategorikisht luftën”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit