Gjykata e Vlorës ka dhënë këtë të shtunë masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje” për shtetasin Denis Karafili, i arrestuar dy ditë më parë nga policia, pasi së bashku me katër shtetas të tjerë nuk i qëndruan patrullës së policisë, duke u larguar me mjetin ku edhe udhëtonin.
Masa e sigurisë është zhvilluar këtë të shtunë në mesditë ndërsa prokuror i çështjes ka qenë Hyrjet Lamaj dhe gjyqtare Mirela Mishgjoni.
Për këtë ngjarje në kërkim ndërkohë janë katër shtetas të tjerë, Inez Hajrulla, Olsi Koçeli, Erand Hoxha dhe Klaus Islamaj, pjesëtarë të një grupi kriminal me aktivitet në fushën e krimeve kundër personit.