-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama-Abazoviç: Ura mbi Bunë do të kushtojë 20 mln Euro

Kryesoret

Ura mbi lumin Buna që do të lidhë Shqipërinë me Malin e Zi do të kushtojë 20 mln Euro dhe do të financohet nga dy qeveritë nga 10 milionë euro secila. Kështu deklaroi sot kryeministri i Malit të Zi, Abazoviç dhe i Shqipërisë, Edi Rama. Projekti do të prezantohet nesër dhe gara do të jetë ndërkombëtare.

Dritani është i vetmi që edhe pse i flet të dyja gjuhët, nuk ngatërron këmbët sipas gjuhëve kur ecën. Unë po ju përgjigjem shqip. Projektin do ta paguajnë të dyja qeveritë.

Ka një vlerë të jashtëzakonshme, do të lidhë dy anë të një kufiri që faktikisht është 300 metra, saç është ura, ndërsa në realitetin e hidhur është me dhjetëra km ku ka edhe të papritura si rasti i profesor Milos.

Projekti i zbatimit është gati. Sfida është të ndërtojmë një procedurë, dy qeveri që hapin një garë që do të jetë ndërkombëtare, me një komision të përbashkët. Të dyja ekipet do të shkruajnë të gjithë procedurën. Projektin do ta bëjmë të njohur nesër, është i bukur dhe ambicioz” tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit