Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku duke komentuar takimin Kurti-Vuçiç shprehet se sot nënshkruhet zotimi për zbatimin e Asociacionit.
Ajo vijon më tej duke theksuar se Kurti firmos sot marrëveshjen për të cilën ai dhe Vetëvendosje kur ishin në opozitë kanë sulmuar Kuvendin dhe kanë hedhë gaz lotsjellës.
“Sot merr fund kauza e fundit me të cilën Kryeministri Kurti u ngrit dhe për të cilën ai dikur i shpallte të tjerët tradhtarë e patriotë. Sot Kryeministri e nënshkruan zotimin për zbatimin e Asociacionit.
Njeriu i cili thoshte se presionit i nënshtrohen vetëm të shantazhuarit, sot nënshkruan marrëveshjen për të cilën ai dhe subjekti i tij e kanë sulmuar Kuvendin, kanë hedhë gaz lotsjellës. Kaq për kauzat e Kryeministrit” deklaron Çitaku.