Shoferi i autobusit të urbanit të unazës që u aksidentua pak ditë më parë në Tiranë, Agron Xhafa është liruar nga qelia dhe do të hetohet në gjendje të lirë në shtëpi.
Ai u shpreh në gjyq se vuan nga zemra dhe diabeti. Nga aksidenti ku autobusi përplasi 10 makina u plagosën nëntë persona, por jashtë rrezikut për jetën.