-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Amosi flet për të dashurën: I pata thënë se do e kem…

Kryesoret

Që pas daljes së tij nga Big Brother, Amos Zaharia ka qenë shpesh i ftuar në studio, për të zbuluar më shumë nga ky rrugëtim i tij. Aktori në daljen e tij të radhës foli edhe njëherë për raportin me Dea Mishel. Por nga ana tjetër ai zbuloi edhe vajzën, me të cilën kishte një histori të hapur para se të bëhej pjesë e garës.

“Po tani gjërat sikur kanë ndryshuar pak dhe ju jeni vetë të dijenishëm. Unë di vetëm të them këtë gjë që brenda asaj shtëpie unë nuk është se e pata të lehtë që të gjeja komunikimin me shumë nga banorët.

Ishin të pakët ata njerëz me të cilët mund të bëja edhe këto humoret që mbase nuk janë kuptuar dhe mbase kjo nuk ka shërbyer për mirë. Por me Dean u krijua ndjesia që marrëdhënia mund të ishte multi dimensionale. Ishte një raport që i krijonte kushtet që të ndërtohej diçka më shumë. Me Dean, nuk kemi si ndahemi kur nuk jemi lidhur.

Unë kisha diçka që nuk kishte emër jashtë. Ishte pak a shumë si një open relationship, diçka që nuk ishte e konsoliduar. Përpara se unë të futesha aty brenda i thashë vajzës që edhe nëse fillon dhe ndodh një romancë ti përgatitu. Ajo ishte e përgatitur kur unë u futa brenda. Tani nuk dua të flas dhe nuk dua të shprehem.

E kam thënë dhe më parë më duket, Dea të tjera gjëra thoshte por ndjesia që ishte. Mënyra se si e shikonim njëri-tjetrin, sado flirtues të jesh ti nuk mund të flirtosh me shoqet e tua. Unë se kuptova në fakt këtë çështjen e flirtit shoqëror. Unë them është e pamundur sepse unë nuk flirtoj me shoqet e mia. Këtë anë unë nuk e kuptova. Nuk di çfarë të them”, tha Amosi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit