-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të shtëna në Tuz në prag të zgjedhjeve lokale

Kryesoret

Sipas policisë, para fillimit të një tubimi zgjedhor të një koalicioni politik, në qytetin Milesh të komunës së Tuzit, 40-vjeçari Emin Beçoviç ka tentuar ta pengojë takimin, prej ku ka gjuajtur dy herë me një pushkë gjuetie. Gjatë të shtënave nuk ka pasur të lënduar. I arrestuari akuzohet për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

Në komunën e Tuzit, që është komunë me shumicë shqiptare afër Podgoricës, zgjedhjet lokale janë caktuar të dielën, më 5 Mars. Para njoftimit nga policia, Forumi Shqiptar njoftoi se e kishin anuluar tubimin zgjedhor në Milesh, pasi, siç thanë, anëtari i listës “Rruga e duhur”, i dyshuari Emin Beçoviq, “sulmoi aktivistët e tyre që po përgatitnin tubimin duke gjuajtur dy herë me pushkë gjuetie në drejtim të vendit të takimit”.

Lista “Rruga e duhur” përbëhet nga Partia Demokratike e Socialistëve, Socialdemokratët, Partia Boshnjake dhe Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve. Forumi shqiptar udhëhiqet nga Alternativa Shqiptare e kryetarit aktual të komunës së Tuzit, Nik Gjeljoshaj, ku bëjnë pjesë edhe Aleanca Demokratike e Shqiptarëve, Bashkimi Kombëtar Shqiptar dhe Aleanca Demokratike e Malit të Zi. Këto dy lista janë konkurrentet kryesorë në zgjedhjet lokale në Tuz.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit