18 persona janë arrestuar në Tiranë për disa vepra penale. “P. B., 32 vjeç dhe M. G., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe iu sekuestruan sasi të vogla lënde të dyshuara narkotike kokainë;
- B. P., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis;
-
B. K., 20 vjeç, banues në Tiranë dhe O. D., 20 vjeç, banues në Nikël, pasi gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte secili prej tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit:
- T. L., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij dhe i ka dëmtuar automjetin;
-
I. Rr., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin A. I., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka vjedhur disa produkte, në një market, në rrugën “Frederik Shiroka”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin J. M., 23 vjeç, banues në Lushnjë, pasi i ka vjedhur me dhunë aparatin celular, një shtetasi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin H. L., 55 vjeç, ka tentuar të ushtrojë dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje” njofton policia.