-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nis trajnimi i policëve para zgjedhjeve

Kryesoret

Procesi zgjedhor që do të zhvillohet këtë vit më 14 maj ka mobilizuar policinë pasi ditën e sotme ka nisur cikli i trajnimeve për përmbushjen e plotë dhe efektive të detyrave funksionale para, gjatë dhe pas votimeve.

Trajnimet intensive do të realizohen nga ekspertë multidisiplinarë të OSCE-së, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Prokurorisë së Përgjithshme dhe do të konsistojnë në informimin e plotë të punonjësve të Policisë, për aspektet ligjore, etike dhe disiplinore të këtij procesi kompleks dhe të rëndësishëm për vendin.

Trajnimet u iniciuan sot, me pjesëmarrjen e drejtuesve qendrorë dhe vendorë të Policisë së Shtetit dhe do të shtrihen përgjatë muajit mars, për të gjithë efektivët që do të angazhohen për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku tha se çër Policinë primare janë ligji, shteti dhe qytetarët.

“Falënderoj Ambasadorin e OSCE-së në Shqipëri, për mbështetjen e vazhdueshme që OSCE-ja i ka dhënë dhe po i jep Policisë shqiptare, mbështetje e cila faktohet edhe sot, përmes këtij trajnimi të organizuar për punonjësit e Policisë së Shtetit, për t’i përmbushur plotësisht dhe me efektivitet, detyrat funksionale para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor që do të zhvillohet këtë vit.

Gjithashtu, falënderoj Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve z. Celibashi dhe Prokurorin e Përgjithshëm, për angazhimin e tyre në këtë trajnim. Roli i Prokurorisë së Përgjithshme në këtë proces, është thelbësor, pasi kontrollon dhe certifikon veprimet procedurale që punonjësit e Policisë kryejnë para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor.

Siguroj qytetarët, subjektet politike, agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët tanë se Policia e Shtetit do të zbatojë vetëm ligjin, ashtu siç ka vepruar në të gjitha proceset zgjedhore, veprime të cilat janë certifikuar nga OSBE-ODIHR.

Për Policinë e Shtetit, primare janë ligji, shteti dhe qytetarët.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit