Policia e Dibrës ka shoqëruar 15-vjeçar pasi dyshohet se ka plagosur aksidentalisht me armë zjarri nënën e tij.
Gjithashtu është sekuestruar arma e zjarrit kallashnikov.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në fshatin Selishtë Dibër ku 15-vjeçari dyshohet se aksidentalisht në banesë ka plagosur me armë zjarri, nënën e tij 46-vjeçaren me inicialet Sh.L.
46-vjeçarja po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.