Që prej orës 09:00 të ditës së sotme, Partia Socialiste ka mbledhur Kryesinë në selinë rozë.
Në fokus të mbledhjes janë padyshim zgjedhjet lokale të 14 majit si dhe zgjedhja e kandidatëve që do të garojnë.
Po gjatë ditës së sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të shqyrtojë kërkesën e 42 partive politike për t’u regjistruar në zgjedhje, përfshirë Partinë Socialiste.