Nga Dylber Balla
Kryeministri Edi Rama po bën gati ekipin e kandidatëve për bashkitë për zgjedhjet e 14 Majit. Pjesa dërrmuese do të jenë rikonfirmime, por nuk do të mundojnë edhe emrat e rinj.
Nuk ka dyshim tashmë që Vlora do të ketë një emër të ri, pasi Rama me Dritan Lelin i ndanë rrugët që dy vite më parë.
Por kush do të jetë kandidat për Vlorën? Në media kanë qarkulluar disa emra, mes tyre diplomati Ermal Dredha, ish-ambasador i Shqipërisë.
“5pyetjet.al” kontaktoi me zotin Dredha për ta pyetur si ndihet përballë sfidës së re që do i besohet në garën e 14 Majit për të drejtuar një ndër bashkitë më të rëndësishme të vendit.
Diplomati që synon që të bëhet kryetar bashkie tha se do të respektojë radhën e procesit e zyrtarizimit dhe më pas do të flasë.
“Do të preferoja të përgjigjem kur të jetë gjithçka zyrtare, për të qenë më korrekt. Unë e quaj zyrtare kur më komunikohet mua zyrtarisht.
Në politikë gjithçka mund të ndodhë, qoftë edhe “last minute”, prandaj preferoj të respektoj radhën e procesit” tha ai për “5pyetjet.al”.