-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tjetër dron në BBV, Luizi shtanget kur mëson numrin e ndjekësve në Instagram

Kryesoret

Luizit i dërgojnë dron me numrin e ndjekësve në Instagram dhe shikimeve në TikTok.

Këngëtari dhe banori i Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli është ndër personazhet më të përfolura të momentit.

Rrjetet sociale janë të mbushura me video dhe postime për të madje pothuajse çdo humor apo deklaratë e tij bëhet virale.

Ajo që ka mahnitur të gjithë është edhe numri rekord i ndjekësve që ai ka arritur në Instagram dhe shikimeve në TikTok brenda një kohe të shkurtër. Llogaria e tij personale në Instagram që u hap pas hyrjes së tij në BBVA aktualisht numëron 573 mijë ndjekës ndërsa ai ka arritur 3.9 miliardë shikime në TikTok.

Luizi nuk ia ka idenë për këtë pasi pak ditë më parë tha se shpreson që të ketë arritur të paktën 10 mijë ndjekës deri më tani. Por, për të ia siguruar këtë informacion u kujdesën fansat e tij duke ia dërguar një dron ku zbuloheshin shifrat e arritura.

“Shqipëri-Tetovë me ty, Instagram – 566 mijë followers , TikTok – 4 miliardë klikime”, shkruhej në dronin e shoqëruar me një imazh të tij.

Këngëtari nuk ngurroi të shprehte habinë dhe gëzimin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit