-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Inceneratori?! Milionat “avulluan”! Plehrat digjen buzë lumit, qeveria ia hedh fajin bashkisë

Kryesoret

Në inceneratorin e Elbasanit nuk digjen plehrat. Milionat e eurove kanë “avulluar”, disa zyrtarë janë në burg, por plehrat nuk digjen.

Inceneratori është prej muajsh në remont për shkak të defekteve teknike dhe mbetjet urbane në Elbasan po digjen buzë lumit Shkumbin në një venddepozitim të paligjshëm në fshatin Bradashesh, 3 kilometra larg nga impianti.

Por çfarë përgjigje ka qeveria për këtë? Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro sot iu shmang përgjegjësisë duke e kaluar “topin” te bashkia e Elbasanit.

Ju kërkoj ndjesë sepse nuk i kam parë këto pamje. Në çdo rast menaxhimi i përditshëm i mbetjeve në të gjithë territorin është pjesë e menaxhimit që bën administrata vendore, çdo njësi.

Për rastin konkret do ta ndjekim dhe do të kemi përgjigje më të sakta” tha ministrja Mirela Kumbaro.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit