-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kujt do t’ia japë 220 mijë Euro “berberi” i tenderave të ARRSH-së?

Kryesoret

Autoriteti Rrugor Shqiptar i drejtuar Evis Berberi pritet që në ditët në vijim të zyrtarizojë goditjen e radhës. Bëhet fjalë për një tender “emergjence” në kohë pranvere.

Konkretisht në datë 23 Shkurt ARRSH hapi një tender “emergjencë për shembjet në aksin Qafë Dushk – Sevaster, km 8”. Vlera e tenderit me TVSH arrin gati 220 mijë Euro. Në 10 mars ishte data e mbajtjes së tenderit dhe tashmë pritet që të shpallet fituesi.

Por natyrshëm lind një pyetje për tenderin e rrugës së fshatit Sevaster në Vlorë, në kufi me Tepelenën. Për mirëmbajtjen e rrugëve shteti paguan miliona euro, pse jo firma kontraktore por xhepat e taksapaguesve duhet të paguajnë sërish për rrëshqitjen?

Dosja e tenderit

Lloji i procedurës së prokurimit: E Hapur – Punë publike – prokurim me mjete elektronike

  1. Numri i referencës së procedurës / Lotit: REF-59999-02-22-2023
  2. Objekti i kontratës / Marrëveshjes Kuadër: “Emergjencë, shembja në aksin Qafë Dushk –

Sevaster, km 8.5”

  1. Kodi sipas Fjalorit të Përbashkët të Prokurimit (FPP): Punime ndërtimi për rrugë të rrëshqitshme
  1. Fondi limit: 22,392,646.02 (njëzet e dy milion e treqind e nëntëdhjetë e dy mijë e gjashtëqind

e dyzet e gjashtë presje zero dy) Lekë, pa TVSH.

  1. Kohëzgjatja e kontratës/marrëveshjes kuadër ose afati për zbatimin e saj: 3 muaj

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit