Pas dy ditësh policia nuk ka asnjë të arrestuar par masakrën në mes të Tiranës në “Don Bosko”.
Policia deklaroi dje se e kishte zbardhur të gjithë skenën e vrasjes, momentin e mbërritjes së killerave, zbritjen, zbrazjen e kallashit dhe largimin deri tek djegia e makinës në Manëz.
Por kush janë autorët? Këtë përgjigje policia dhe prokuroria ende nuk e kanë.
U arratis në Turqi, kush ia “hapi” derën e burgut Fatjon Muratit?
Dje, zyrtarisht u deklarua se brenda makinës së djegur janë gjetur prova të forta për të shkuar te autorët.
Gjithashtu një provë e dytë janë kamerat e rrugëve të Tiranës që kanë fiksuar momentin e arratisjes.
Me interes pritet edhe dëshmia e personave që ishin në vendin e ngjarjes, por autorët ishin të maskuar.
Mimoza Paja mbeti e vdekur nga plumbat dhe gjashtë të tjerë u plagosën, mes tyre mbesa e viktimës, vogëlushja 10-vjeçe.
Vrasja te “Don Bosko”! Ish-shefi i RENEA-s: Skena për 30 minuta, si hynë dhe dolën nga Tiranë?