Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka kritikuar kërkesën e ministrit të Ekonomisë së Serbisë, Radeta Basta, që Qeveria serbe të vendosë sanksione ndaj Rusisë.
“Disa sjellje të çuditshme: Amerika po i bën presion Serbisë, dhe ministri serb po kërkon kundërshtimin e Rusisë. Ndoshta është më mirë nëse ministri serb do të fliste ashpër kundër presionit ndaj shtetit të tij?”, shkroi Zakharova në llogarinë e saj në Telegram.
Deri më tani, ky është reagimi i vetëm i Rusisë për deklaratën e bërë nga Basta më 13 mars.
Ministri serb deklaroi se Serbia po përballet me presion, pasi siç tha ai, nuk iu bashkua sanksioneve që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara vendosën ndaj Moskës.
“Rusia, për dallim nga SHBA-ja, gjithmonë ka respektuar Serbinë dhe popullin e saj. Dhe çështja nuk ka të bëjë vetëm me të vërtetën historike, por me një fakt të qartë: me vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë, presioni i SHBA-së ndaj Serbisë nuk do të ndalojë, por vetëm do të rritet”, tha Maria Zakharova./rel