-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Artan Fuga: Komisioni i Zgjedhjeve po ngre Aristotelin lugat nga varri!

Kryesoret

Mungesa e arsyes në shoqërinë tonë ka arritur deri në pikën kur ne po hedhim tej edhe vetë logjikën e Aristotelit! Pra, po shkatërrojmë logjikën! Logjika e Aristotelit ka si parim bazë që A është e kundërta e -A. Dhe se ose A ose -A, mundësi të tretë nuk ka.

Ky quhet ligji logjik i së tretës së përjashtuar! Ose Komisioni i zgjedhjeve regjistron partinë që është trashëgimtare e zotit Basha, dhe nuk regjistron atë të drejtuar nga zoti Berisha, ose bën të kundërtën, pra regjistron zotin Berisha dhe heq këta të zotit Basha!

Ose njërën ose tjetrën, por jo të dyja t’i regjistrojë, as të dyja t’i përjashtojë, sa kohë ato përjashtojnë njëra tjetrën.  Logjika fare e thjeshtë e së tretës së përjashtuar. Përshembull midis luleve ose ato janë zambakë ose nuk janë zambakë, mundësi të tretë nuk ka.

Ose Basha është kryetar dhe nuk është Berisha, ose është Berisha dhe nuk është Basha. Kaq është e thjeshtë!  Përndryshe Aristoteli do të ngrihet lugat nga varri!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit