-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ Tentoi të vriste një person 3 vjet më parë, arrestohet 29-vjeçari në Shkodër

Kryesoret

Një 29-vjeçar ka rënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje në 2020.

“Ndalohet një 29-vjeçar i shpallur në kërkim, që tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, pas një konflikti të çastit, në vitin 2020.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”, për shtetasin:

-Brisel Kurtmetaj (G.), 29 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në muajin gusht të vitit 2020, pas një konflikti të çastit, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin S. B. Si pasojë e të shtënave është plagosur lehtë shtetasi D. Q., kalimtar i rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.”– thuhet në njoftimin e policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit