Napoli e ka fituar sonte një biletë për në çerekfinalen e Champions League duke eliminuar Eintracht Frankfurtin me rezultatin 3-0 në ndeshjen e kthimit.
Ndërsa në rezultatin përfundimtar Frankfurt u shkatërrua me rezultatin 5-0.
Epërsinë napolitanët e arritën tek në sekondat e fundit të pjesës së parë, kur Osimhen realizoi gol me kokë.
Ishte sërish sulmuesi nigerian që shënoi në minutën e 53-të të ndeshjes.
Epilogun e këtij takimi e dha Piotr Zielinski që shënoi nga penalltia në minutën e 64-të të ndeshjes.
Kësisoj, Napoli kualifikohet në çerekfinale, ku të premten do ta mësojë ekipin kundërshtar në këtë fazë.
Ky është kualifikimi i parë i Napolit në çerekfinale të Champions League ndërsa në historinë e klubit e ka fituar vetëm një trofe evropian, atë të Kupës UEFA në sezonin 1988/1989, kur legjenda Diego Armando Maradona ishte pjesë e Partenopei.