Gjykata e Vlorës ka lënë në burg katër shtetasit rumunë, të cilët u kapën me 2 kampera të ngarkuar me lëndë narkotike drejt Greqisë. Ata janë shoqëruar paraditen e sotme në ambientet e Gjykatës me një furgon policie.
4 shtetasit rumunë shtireshin si turistë dhe ndaheshin në çifte duke marrë me qira kampera me të cilët trafikonin drogë nga Shqipëria.
Mësohet se kjo veprimtari kryhej për llogari të disa shtetasve shqiptarë, të cilët sipas Policisë janë shpallur në kërkim.
Raportohet po ashtu se në total janë sekuestruar rreth 260 kilogramë lëndë narkotike kanabis në dy mjetet kampera të përshtatur për transportimin e lëndës narkotike nga Shqipëria drejt Greqisë.
Arrestohen 4 “turistë” rumunë në Vlorë, u kapën me 260 kg drogë
Konkretisht u arrestuan në flagrancë 4 shtetasit rumunë: 20-vjeçari me inicialet M. C., 24-vjeçari me inicialet F. T. dhe 21-vjeçari me inicialet A. P.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim 5 shtetas, si bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale, por për arsye hetimi të dhënat e tyre nuk bëhen publike.