Autoritet greke kanë arrestuar një 25-vjeçar shqiptar pasi dyshohet se është i përfshirë në tentativë përdhunimi dhe dhunë fizike ndaj një vajze 19-vjeçareje.
Sipas raportimeve, pasditen e djeshme vajza 19-vjeçare ka denoncuar pranë punonjësve të policisë së departamentit të sigurisë së Toumba-Triandria, se 25-vjeçari iu afrua dhe me dhunë fizike tentoi ta përdhunonte dhe t’i merrte çantën e shpinës.
Mësohet se 25-vjeçari edhe më parë kishte kryer akte që cenonin dinjitetin seksual. Rasti i parë raportohet se kishte tentuar të përdhunonte një 22-vjeçare në një pallat në qendër të Selanikut.
Gjithashtu, gjatë arrestimit të tij u konstatua se ai kishte dhënë të dhëna të rreme identifikimi.
Materialet proceduriale për 25-vjeçarin i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme.