-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Do të më arrestojnë”, Donald Trump thirrje për protestë

Kryesoret

Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump për mes një postimi ka shkruar se pret të arrestohet të martën e ardhshme.

Në postimin e tij, Trump thotë se “kandidati kryesor republikan dhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara do të arrestohet të martën e ardhshme”.

“Protestoni, merrni përsëri kombin tonë,” shtoi Trump në postimin e tij.

Edhe pse në postim nuk përmendej arsyeja pse ai do të arrestohej, ekipi i tij ligjor, sipas CNN, pret që kjo të ndodhë së shpejti dhe po përgatitet në prapaskenë për hapat e tyre të ardhshëm.

Sipas FOX, ndjekja penale që do të çojë në një arrestim do të ketë të bëjë me pagesat që ai ka bërë si kandidat presidencial në 2016 për të siguruar heshtjen e disa njerëzve, duke përfshirë financimin e supozuar  të yllit porno, Stormy Daniels

Agence France-Presse raporton se hetimi që mund të çojë në arrestimin e tij ka të bëjë me 130,000 dollarë që u dhanë para votimit të vitit 2016 në mënyrë që Stormy Daniels të mos publikonte marrëdhënien e tyre të kaluar.

Trump duket se është ankuar te bashkëpunëtorët se ai do të jetë i vetmi i ndjekur penalisht sepse Prokurori i Përgjithshëm Bragg “e urren atë”.

Ndihmësit e Trump thuhet se po i kërkojnë atij që të mos bëjë thirrje për protesta nga frika e imazhit që do të krijohet nëse një demonstratë e madhe në Manhattan del jashtë kontrollit ose, më keq, ngjan me pushtimin e Kapitolit nga mbështetësit e ish-presidenti i SHBA-së, më 6 janar 2021.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit