-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takimi në Ohër, raportohet për një tjetër pauzë

Kryesoret

Pas shumë orësh negociata në Ohër, ka përfunduar edhe pjesa e dytë e takimit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Mësohet se liderët e Kosovës dhe Serbisë, kanë ndërprerë përkohësisht bisedimet, për t’u rikthyer sërish pas një pauze.

Takimet në Ohër, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç nisën në orën 10:30.

Fillimisht, Kurti dhe Vuçiç zhvilluan takime veç e veç me ndërmjetësuesit evropianë dhe më pas nisi takimi trepalësh, ku palët diskutuan për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e raporteve.

Më herët gjatë ditës, takimi trepalësh u ndërpre për mbi një orë, po ashtu për shkak të një pauze.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borell pritet që të dalë në konferencë për media për të bërë të ditur rezultatin e bisedimeve në mes të Kurtit dhe Vuçiçit.

Kurti ka insistuar që të ketë nënshkrim sot, derisa Vuçiç ka propozuar të nënshkruajë BE-ja si garanci për dy palët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit