Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka njoftuar se ka përfunduar raundi i bisedimeve mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Pas këtij njoftimit i dërguari i special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka dal nga dhoma e takimit.
Escobar pas daljes është takuar me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanin.
Ahmeti ka treguar shkurtimit se çka ka biseduar me Escobar.
“Me z. Escobar pati një përshëndetje të zakonshme. Dëshira ime është që Kosova të shkoj përpara. Uroj autoriteteve të Kosovës punë të mbarë,” tha Ahmeti.