-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takimi Kurti-Vuçiç, Berisha: Ohri një marrëveshje sui generis! Apo pa marrëveshje

Kryesoret

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me takim e zhvilluar në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiç për marrëveshjen mes 2 shteteve për palnin europian.

Në reagimin e Berishës ai u shpreh se Vuçiç nuk firmosi marrëveshjen por Kurti e pranoi atë.

“Takimi shumë orësh i Ohrit perfundoi me “sukses”, por marrëveshja nuk u firmos sepse atë nuk e firmosi presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Në takimin e parafundit në Bruksel ai la të kuptohej se nuk firmosi mbasi kryeministri Kurti nuk pranoi të diskutonte për asociacionin. Kurse në takimin e Ohrit kryeministri Kurti pranoi të diskutojë për asociacionin dhe njëllojë si në Bruksel ishte i gatshëm të firmoste marrëveshjen franko-gjermane.

Në perfundim Vuçiç deklaroi se nuk kam firmosur asgjë dhe se ai nuk firmos marrëveshje ndërkombëtare juridike me Kosovën. Por nuk tha se Kurti nuk pranoi të diskutojë për asociacionin dhe shpjegoi pse nuk firmosi, sepse sipas tij Kosova nuk është shtet i njohur ndërkombtarisht pa çka se atë e kanë njohur 95% e vendeve të lira të botës.

Ai gjithashtu tha se ra dakord për disa pika, por nuk tha se për cilat pika nuk ra dakord. Pra ai tregon se edhe marrëveshjen franko-gjermane e trajton si shportë në të cilën mund të blejë vetëm ato që do ai.

Në të vërtetë ai nuk firmosi sepse kishte urdhër nga Kremlini të mos firmosë planin franko-gjerman që e detyron atë të zbatojë sanksionet e BE ndaj Rusisë.

Ai nuk është dakord që vendi i tij të dalë nga ombrella ruse dhe të shndërrohet nga Rusi e Vogël në Ballkan në Serbi Europiane.

Vuçiç nuk ndjek interesat e kombit serb, por ndjek ato të ultranacionalizmit primitiv konfliktual serb,” shkruhet në reagimin e Berishës

Reagimi i plotë

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit