-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta bën denoncimin: Po vidhen miliona euro me tenderin e energjisë

Kryesoret

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë një denoncimi për blerjen e energjisë nga ana e qeverisë për një periudhë 3-5 vite.

Meta në një dalje për mediat e cilësoi këtë kontratë korruptive, ku sipas tij do të vidhen shuma të mëdha parash.

Aktualisht, ne paguajmë 94.000 Euro në ditë për anijet gjeneratorë të Vlorës, të cilat do duhet të prodhonin 100 Mega Vat, pikërisht aq sa kërkohet të blihet me këtë kontratë korruptive.

Në dokumentat e Tenderit, çmimi i fiksuar i blerjes është 270 Euro për Mega Vat. Ndërkohë, që në bursë sot çmimi është 147 Euro/Megavat.

Pra, diferencat janë kolosale, sikurse kuptohet qartë se dhe vjedhja që planifikohet është kolosale.

Qeveria ka deklaruar publikisht përmes Zëvendës Kryeministres, që deri në fund të Marsit, do të jetë në operim Bursa e Energjisë.

Përse nuk pritet funksionimi i bursës së energjisë, i cili është një mekanizëm rregullator për blerjen e energjisë?

Por është qartë, që babëzia e rilindjes për të mbyllur tenderin korruptiv të radhës nuk pret, kështu që deklarata për fillimin e bursës shqiptare të energjisë është thjesht një mashtrim i përsëritur si dhjetëra mashtrime të tjera gjatë këtyre viteve.

Gjithashtu, dihet që KESH ka shitur energji gjatë vitit 2022 me çmime rekord shumë të ulëta, po shumë më të ulëta sesa në bursë.

Me këtë tender korruptiv të energjisë, që gjoja do të blejë energji për 3-5 vjet, lind pyetja e madhe, çfarë do të ndodhë në kohë prurjesh, kur edhe prodhimi i energjisë me kapacitetet aktuale të vendit, është shumë herë më i madh?

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit