Drejtuesi i një “Audi A7” nga Kosova është kapur nga radari duke qarkulluar në Rrugën e Kombit me shpejtësi 197 km/orë dhe pa vënë rripin e sigurimit dhe për pasojë është ndëshkuar me masë administrative 55 000 lekë.
Policia Rrugore i ka bërë pritë 27-vjeçarit në aksin rrugor “Tuneli i Kalimashit-Morinë”. Në të gjithë gjatësinë e autostradës “Milot-Morinë”, vijojnë kontrollet me makina inteligjente, radarë automatikë, dronë, kamera dhe alkool-testues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.