Policia e Tiranës ka zhvilluar një sërë kontrollesh ndaj drejtuesve të automjeteve të transportit publik.
Pas kontrolleve të kryera është arrestuar shoferi i linjës së Laprakës 57-vjeçari me inicialet G. T pasi po drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Pas testimit me aparatin alkool-testues 57-vjeçari rezultoi në gjendje të dehur.
Gjatë kësaj jave janë arrestuar në flagrancë 16 shtetas, 12 prej të cilëve pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 2 të tjerë pasi drejtonin mjetin pa leje drejtimi dhe 2 drejtues për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
Ndërkohë janë pezulluar 79 leje drejtimi, 38 prej të cilave për tejkalim të normave të shpejtësisë, 31 për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit dhe 10 leje drejtimi për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.