-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alibeaj: Nesër vendimi final për kandidatët për bashkitë

Kryesoret

Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj deklaroi se nesër do të merret vendimi final për formulën si do të dalë në zgjedhjet lokale për bashkitë. Në përfundim të mbledhjes së grupit, ai nuk pranoi që të jepte detaje për diskutimet duke kërkuar durim deri nesër.

Nesër do të jetë mbledhja e kolegjit të kryetarëve. Janë ata njerëzit e bazës. Të gjitha strukturat. Do të sjellin edhe ata, atë që është nevoja dhe interesi për sot dhe nesër. Derisa të zyrtarizohen mjaftohuni për njoftimet që keni marrë sot.

Duroni deri nesër. Unë e kam aq maturi politike që të mos marr vendime individuale. Në zgjedhje apo cdo lloj tjetër vendimmarrje për situata të pa imagjinuara më parë mendimi i pjekur është i të gjithëve. Aty shpërndahet dhe merret përgjegjësia” tha ai.

Kryesia e PD-së propozon: Bejko dhe Godole, dy kandidatët për bashkinë Tiranë

Edhe sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi ishte në të njëjtën linjë. “Nuk kam ndryshuar qëndrim. Sa kohë që vijojnë diskutimet…Nesër do të mblidhen forumet e tjera. Qëndrimin final do ta merrni vesh nesër kur të mblidhet kryesia. Do të kem qëndrim dhe vendim” tha ai.

Kryesia e PD-së së drejtuar në mënyrë të komanduar nga Enkelejd Alibeaj ka propozuar dy emra për të garuar për bashkinë e Tiranës përballë Erion Veliajt dhe Belind Këlliçit. Sekretari për çështjet vendore në kohën e Lulzim Bashës, Roland Bejko dhe Jonila Godole, e cila është sekretare për të Përndjekurit Politikë.

Debatet! Açka i drejtohet Alibeajt: Demokratët në kurth! Mos i “therni” me njëri tjetrin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit