Një 37-vjeçar polak ka sulmuar me sëpatë pasagjerët e një treni në Brandenburg të Gjermanisë.
Mediat gjermane shkruajnë se një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë në kokë dhe aktualisht është duke marrë ndihmë mjekësore në spital.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, rreth orës 13:00. Në lidhje me autorin, ende nuk ka informacion nëse ka qenë nën ndikimin e drogës apo alkoolit.