Policia e Mallakstrës ka vënë në pranga një 39 vjeçar, banues në Ballsh, pasi ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
39-vjeçari është kapur nga policia në një lokal të qytetit. Ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.
Një tjetër shtetas 47-vjeçar nga Fieri është arrestuar pasi ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.
Uniformat blu po kryenin një procedurë standarde gjatë kohës që kanë hasur në rezistencën e të arrestuarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.