-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Abazoviç: Do doja që takimi i radhës Kurti-Vuçiç të bëhet në Mal të Zi

Kryesoret

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka thënë se Mali i Zi është i gatshëm të kontribuojë dhe të mbështesë procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë drejtim, ai ka shtuar se nëse do të ketë raunde të reja negociatash ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të dëshironte që Mali i Zi të jetë nikoqir i tyre, përcjell Telegrafi.

Siç ka theksuar ai, Mali i Zi luan një rol të pajtimit në rajon dhe se ka marrëdhënie të shkëlqyera me të gjitha vendet fqinje dhe është i gatshëm të ndihmojë në çdo mënyrë.

“Personalisht do të doja të zgjeroja ofertën time – nëse ka raunde të reja negociatash ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, t’i pres në Mal të Zi”, ka thënë Abazoviq për Pavlovic Today, përcjell Telegrafi.

Ai tha se Mali i Zi nuk është pjesë e dialogut, por se personalisht beson se propozimi evropian paraqet një zgjidhje të mirë që do t’i sjellë diçka edhe Serbisë edhe Kosovës.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit