Kryesia e PD-së së drejtuar nga Enkelejd Alibeaj paraprakisht mësohet se ka vendosur që të mos nxjerrë kandidatë në tre bashki të rangut të parë; Elbasan, Shkodër dhe Durrës. Kjo do të thotë se tre kandidatët e Sali Berishës, Bardh Spahia, Luçiano Boçi dhe Igli Cara do të kenë edhe mbështetjen e PD-së zyrtare të Enkelejd Alibeajt.
Në total deri tani janë 16 bashki, ku Alibeaj ka nxjerrë emrat. Kryefjalë dje ishte lajmi që në Tiranë, Enkelejd Alibeaj vendosi kandidat Roland Bejkon. Kryesia e PD-së vazhdon diskutimet për bashkitë e tjera. Mesnatën e sotme skadon afati për dorëzimin e listave.
Kandidatët e konfirmuar nga PD për 14 Majin
- Tiranë-Roland Bejko
- Mallakastër- Agron Kapllanaj
- Lezhë – Sandër Marku
- Patos- Pranvera Rizai
- Fier -Eriselda Zotaj Çelaj
- Korçë-Gjergji Gjata
- Poliçan – Florian Qamo
- Kuçovë – Ilirjan Koxhaj
- Kamëz – Bilbil Bajraktari
- Krujë – Sabah Sheta
- Dibër – Naim Gazidede
- Dimal- Dritan Sula
- Librazhd -Bujar Vreto
- Vorë- Ibrahim Bruka
- Sarandë- Skënder Muço
- Mirditë-Mark Ruçi
Bashkitë që nuk do të ketë kandidatë
Elbasan, Shkodër, Durrës