Në mesnatë Partia Demokratike zyrtare e drejtuar nga Enkelejd Alibeajt ka dorëzuar listat e këshillave bashkiakë për të garuar jo në të gjitha bashkitë.
Nga 61 bashki, janë 11 ku PD do të garojë për këshillat; Tirana, Durrësi, Shkodra, Fieri, Elbasani, Lezha, Korça, Vlora, Kamza, Lushnja dhe Berati.
Sa i përket kandidatëve për kryetar bashkie, PD ka konfirmuar kandidatët për 16 bashki duke iu shmangur garës në tre bashkitë më të mëdha; Elbasan, Durrës dhe Shkodër.
Mbrëmjen e së dielës, PD zyrtarizoi Roland Bejkon si kandidat për bashkinë e Tiranës.