-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kaso: Ministria e Brendshme ka manipuluar listat e zgjedhësve

Kryesoret

Sekretari për çështjen lidhore i Foltores Ivi Kaso ka akuzuar në një deklaratë për mediat ka akuzuar Ministrinë e Brendshme se ka manipuluar listat, duke zhvendosur 35% të zgjedhësve të 14 majit, në adresa që i di qeveria, por jo qytetarët.

Ministria e Brendshme ka manipuluar listat, duke zhvendosur, jo pak por 35% të zgjedhësve të 14 majit. E thënë në numra të saktë: plot 1,276,418 zgjedhës janë zhvendosur në adresa që i di qeveria, por jo qytetarët. Edhe pse Auditi i Komisionerit Zgjedhor e ka zbuluar dhe theksuar këtë shkelje të rëndë, që minon zgjedhjet, Ministria e Çuçit dhe Ramës, vazhdon me të njëjtin plan që do ta kthente 14 majin, jo në ditë zgjedhjesh, por në një Google Maps që ka marrë virus.

Ky është skenar i njëjtë me të vitit 2003, ku zgjedhësve u ndryshohej qendra e votimit pa kërkesën, apo miratimin e tyre. Edi Rama po përsërit teknologjinë e manipulimit të para 20 viteve, kur qeveria manipuloi listat që të zgjidhej ai në krye të Bashkisë. Është një fushë që e njeh, dhe e vetmja fushë ku ai fiton është hilja. Por ky nuk është vetëm shpikje dhe problem i Ramës. Nëse vazhdohet në këtë rrugë do të jetë një gozhdë e re në arkivolin e procesit zgjedhor të 14 majit.

Raportet audituese të ekspertëve zgjedhorë nxjerrin në pah se Çuçi e ka futur në kaos regjistrin e zgjedhësve me qëllim që të frustrojë zgjedhësit, dhe ata të mos votojnë më 14 maj.
Kodi Zgjedhor parashikon qartë procedurat e publikimit dhe njoftimit me shkrim të zgjedhësve, për qendrat e votimit në njësitë përkatëse vendore. Ndryshimi i qendrave të votimit cënon rëndë parimin e sigurisë juridike të zgjedhësit, dhe ndikon direkt në të drejtën e votës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit