-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO e parë e Donald Trump në Gjykatë, shfaqet i heshtur krah ekipit të tij ligjor

Kryesoret

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka arritur në sallën e gjyqit në katin e 15-të të Gjykatës Penale të Mannhatanit, raporton BBC.

Gjykimi i tij do të nisë së shpejti. Ai nuk ka thënë asgjë para mediave të mbledhura, ndërsa është futur në sallën e gjyqit, ndërkohë është publikuar edhe fotoja e tij e pare ne gjykate.

Ish-presidenti u pa i ulur me ekipin e tij ligjor brenda sallës së gjyqit, Joe Tacopina, Susan Necheles dhe Todd Blanche. Trump pritet të deklarohet i pafajshëm.

Trump poston në rrjetet sociale rrugës për në Gjykatën e Manhatanit: Wow, do të arrestohem, nuk mund ta besoj!

Ish Presidenti Donald Trump, i cili po përballet me një sërë hetimesh, u dorëzua para autoriteteve, për t’u përballur me padinë penale që rrjedh nga dyshimet se në vitin 2016, ai ka paguar për të blerë heshtjen e aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels.

Akuzat pritet të përqendrohen në hetimet rreth pagesave të bëra gjatë fundit të fushatës presidenciale të vitit 2016, për të blerë heshtjen e ish-aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels, për një marrëdhënie seksuale që ajo pretendon se ka patur me zotin Trump.

Nga njohja me akuzat, te vendimi për lirimin ose jo të Trump, çfarë pritet të ndodhë në seancën e sotme

Pagesa prej 130 mijë dollarësh është bërë nga ish avokati i zotit Trump, Michal Cohen dhe është regjistruar nga kompania e zotit Trump si shpenzim ligjor. Prokurorët thonë se ajo nuk ishte shpenzim ligjor dhe, e regjistruar si e tillë, përbën falsifikim të llogarive financiare të kompanisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit