Mbrëmja e sotme është një natë emocionuese për të gjithë tifozët e futbollit pasi do të ketë super përballje.
Në të njëjtin orar me ndeshjen mes Juventus dhe Inter në fushë do të zbarkojnë edhe Chelsea me Liverpoolin.
Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 21:00, në stadiumin “Stamford Bridge”.
Ndeshja në fjalë është e mbetur nga java e tetë në Premierligë. Të dy skuadrat nuk kanë regjistruar fitore në dy ndeshjet e fundit.
Chelsea barazoi me Evertonin dhe pësoi humbje ndaj Aston Villas, kurse Liverpooli u mposht nga Bournemouthi dhe pastaj nga Manchester City.
“Blutë” janë në pozitën e 11-të në tabelë me 38 pikë, kurse “Të Kuqtë” janë të tetit me katër pikë më shumë.
Ndërkohë janë publikuar formacionet zyrtare me të cilat 2 ekipet o të zbarkojnë në fushë.
Formacionet zyrtare:
Chelsea:
Liverpool:









