-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mentor Kikia: Akademia e Shkencave, si model i keq për politikën dhe shtetin!

Kryesoret

Ka një debat sot që, në kushtet kur çështje te tjera të mëdha janë “rrugëve”, nuk ka marrë vëmendjen e duhur. Bëhet fjalë për një ligj të ri që po përgatitet për Akademinë e Shkencave.

Siç e dini, Shqiparia ka ende një Akademi Shkencash, një institucion gati honorifik sa i takon punës kërkimore shkencore në vend(jo për faj të atyre që janë aty). Një reformë e bërë nga demokratët në vitet 2005-2006, coi në mbylljen zyrtare të të gjithë instituteve të kërkimit shkencor, që ishin kryesisht në fushën e energjitikës, ujërave, bujqësisë, ndërtimit etj.

Pjesa tjetër është historti. Akademia u bë pakashumë si një kryegjyshatë.

Pastaj befas në kryete të saj u “emërua” Skënder Gjinushi. Një njeri me lidhje të vjetra me shkencën, por i njohur tashmë vetëm si politikan. Ai bëri një transaksion tipik shqiptar, këmebu një parti private me postin e kreut të Akademisë.

Po tani, çfarë po ndodh?

Gjinushit i mbaron mandati, por ai dëshiron të qëndrojë akoma aty, ndaj dhe po bëjnë një ligj të ri për Akademinë, ku ti lejohet kryetarit që të kandidojë sërish, për një mandat tjetër (radhazi).

Shumë e thjeshtë. Pse, a nuk bëhet kështu edhe me investitorët strategjikë? Dikush do një gji detar, bëhet një ligj dhe e merr. Dikush do një lagunë apo një port, bëhet një ligj dhe e merr. Përse të mos bëhet edhe një ligj për Gjinushin?

E di se mund të thoni se kujt i prishi punë kush është në krye të akademisë, kur ne kemi shkatërruar gjithçka në këtë fushë e nuk prodhojnë dot një farë domateje autoktone?

Po, por Akademia, si forumi më i lartë intelektual, do të duhet së paku të shërbejë si modeli i qytetarësisë, modeli i shtetarisë, i zbatimit të ligjit, i demokracisë, modeli që duhet të udhëqë politikën dhe shtetbërjen.

Dhe kur, për interes të një kryetari të akademisë bëhet një ligj i posaçëm, atëherë çfarë mbetet të sygjerojë si model ky institucion për politikën, parlamentin, partitë…?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit