-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BIRN: Zyrtarët socialistë injorojnë KQZ-në dhe shfrytëzojnë burimet publike për fushatë!

Kryesoret

Më 30 mars, gati një muaj e gjysmë përpara zgjedhjeve lokale, një grup banorësh në fshatin Shalës të Cërrikut u mblodhën në një rrugë ende të paasfaltuar për të pritur deputetin socialist, Damian Gjiknuri dhe kryetarin e bashkisë, Andis Salla.

Sipas një videoje të publikuar në Facebook, Gjiknuri dhe Salla folën për suksesin e shtrimit të rrugës dhe premtuan projekte të reja të qeverisë në funksion të banorëve të zonës.

“Mua më vjen mirë që Andi ka hap një sërë kantieresh këto kohë, po bën punë të mira. Jo se dua t’i bëj qejfin, por nuk është rastësi pse ne e rizgjodhëm kandidat për të drejtuar bashkinë e Cërrikut..,” tha Gjiknuri gjatë takimit me banorët.

Por ajo që ndoshta nuk dinin banorët është fakti se Gjiknuri dhe kandidati socialist për Bashkinë e Cërrikut e zhvilluan këtë aktivitet në shkelje të një vendimi të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, që e kishte klasifikuar atë si “të ndaluar”.

Më 28 mars, Celibashi vendosi të ndalojë katër aktivitete publike të raportuara nga Bashkia e Cërrikut me folës kryesorë Gjiknurin dhe Sallën, pasi vlerësoi se këto aktivitete binin ndesh me Kodin Zgjedhor dhe mund të përbënin “keqpërdorim të burimeve shtetërore”.

BIRN verifikoi se të paktën njëri prej aktiviteteve ishte zhvilluar, pavarësisht ndalimit të KQZ-së.

Ky nuk është rasti i vetëm kur funksionarë të lartë të Partisë Socialiste në pushtet dhe kandidatët e tyre për kryebashkiakë injorojnë detyrimet e Kodit Zgjedhor dhe vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të ndaluar përdorimin e fondeve publike për qëllime elektorale…

SHKRIMIN E PLOTË E LEXONI KËTU-REPORTER.AL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit